Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa muajsh jam shtatzënë?

Pershendetje Dr. Kam nje pyetje jam ne dyshim te javeve qe kam normalisht 10.02.2012 ka qene data e pare e menstruacioneve te fundit ama une ne ate kohe jam ruajtur dhe prej dates 25 shkurt kam provuar me mbet shtatzene dmth 2 jave me vone... deri tash jam ne rregull ama barku nuk me eshte fryer per 18 jave. Pres nje pergjigje ju lutem. Ju daleminderit.

Dija Dija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dija,

Për të llogaritur datën e lindjes, është e rëndësishme të mbahet mend saktësisht data e fillimit të ciklit të fundit menstrual. Kjo datë do të mjaftojë për të bërë një llogaritje të përafërt, me anë të një rregulli të përgjithshëm që e përdorin edhe mjekët gjinekologë. Në jetën e përditshme, flitet për nëntë muaj shtatzëni. Me këtë tregohet zgjatja e shtatzënisë që nga momenti i konceptimit deri në ditën e lindjes së fëmijës. Por në fakt shtatzënia zgjat 9 muaj plus ditët nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri në momentin e konceptimit.

Nëse dita e parë e ciklit të fundit menstrual ka qenë 10.02.2012, atëherë ajo është në javën e 18 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 16.11.2012.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti