Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Candida albicans

Pershendetje. Sipas strishos ce kam bere me ka dal ne rez candidan albicans, cka eshte kjo dhe a eshte rrezik per periudhen time te shtatzanise, pra jam ne javen e 36-te. A ndikon kjo dicka tek bebi. Ju faleminderit per kohen.

Anisa Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa,

Candida albicans është kërpudhë e cila ndodhet normalisht në vaginën e gruas, në koncentrim të ulët. Aty qëndron në formën e sporeve. Në kushte të caktuara të ndryshimit të pehashit vaginal, merr mbi rritje duke u paraqitur në formën e ifeve, duke dhënë sëmundjen e kandidozës.  Kandidoza vaginale, është infeksioni zakonshëm në shtatzëni. Nuk është infeksion i rëndësishëm, dhe ka ndikim shumë të vogël tek ecuria e shtatzënisë. Më i preferuar është trajtimi me ovula dhe kremra lokalë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti