Analizat e fundit
Vjollca Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca,
Kolesteroli i rritur nuk influencon direkt në shtatzëni, por ka influencë në organizmin e nënën shtatzënë. Dieta ushqimore pa yndyrna shtatzore, është një nga mundësitë për të ekuilibruar nivelin e kolesterolit. Ekzistojnë medikamente për stabilizimin e kolesterolit gjatë shtatzënisë, pa dhënë efekte dhe pasoja mbi të. Mjeku që ka lexuar të dhënat, do të rekomandojë trajtimin e duhur medikamentoz, për të stabilizuar kolesterolin.
Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Sipas përgjigjes së analizës, mund të rregullohet dieta ushqimore duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri si spinaqi, mëlçia, mishi etj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktor, jam ne javen e 37, kam nje anemi 95 hemoglobina, si dhe yndyre ne gjak kolesteroli 7.7 dhe trigliceridet 2.5, me heret kam perdorur feritinoti ku pata nje ngritje te hemog. 114, por prap pas 1 muaj e gjysme ka ra ne 95. Sa eshte e rrezikshme kjo, si dhe yndyra a mundet me qene si pasoj e shtatezanise apo cka? Une konsumoj nje ushqim jo te yndyrshem, a eshte rrezik kjo per shendetin tim dhe te bebit, jam ne merak pse yndyra eshte ngrit tek une? Flm per kohen tuaj.