Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet me ngjyrë në fillimet e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe!


Se pari ju uroj pune te mbare ne punen tuaj. Shqetesimi im qendron mbi faktin e nje shtatzenie ne rrezik deshtimi, qe prej javes se 7 kur verifikova rrjedhje gjaku me ngjyre te erret, e cila u pasua ne javen e 8 me gjakderdhje me ngjyre te kuqe. Nga kontrollet e bera u evidentua nje hematome deciduo-coriale. Kura e perdorur zgjati 15 dite me progresteron progeffik nga 200 mg nje here ne dite. Prej rreth 6-7 ditesh nuk kam me rrjedhje me ngjyre kafe por shqetesimi im ka te beje me sekrecione ngjyre te verdhe here here edhe te ujshme. Nuk kam kruarje as djegie. Permend ketu qe tani jam ne javen e 10 te shtatzenise dhe kjo eshte shtatzenia e dyte pas nje aborti spontan para 13 muajsh, i ndodhur ne javen e 9 te shtatzenise.


Ju uroj gjithe te mirat dhe sukses ne punen tuaj.

Ada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada.

Largimi i gjakrrjedhjes me ngjyrë të kuqe, është shpresë e largimit të rrezikut të dështimit. Megjithatë, mjaft i rëndësishëm për ecurinë e shtatzënisë, mbetet fakti i sekrecioneve vaginale me ngjyrë (leukoresë) qoftë edhe të verdhë.

Pas konfirmimit të përthithjes së hematomës me ekografi, të këshilloj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar edhe rrezikun e pranisë së një vaginoze bakteriale. Vaginoza bakteriale nuk paraqitet me kruajtje dhe djegje, por ashtu siç përshkruaj edhe ti, ajo paraqitet me sekrecione të ujshme. Trajtimi i saj është i domosdoshëm, për të kaluar normalisht shtatzënia e filluar.

/komuniteti