Dhimbjet e barkut
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Anila,
Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të vlerësuar shkakun e gjakrrjedhjes dhe ecurinë e shtatzënisë.
Çaji i boronicave të kuqe (brusnica) nuk ndikon keq, gjatë shtatzënisë. Përshkruhen shumë anë pozitive për shëndetin, nga përdorimi i tyre. Një nga ato është parandalimi i infeksioneve të rrugëve urinare, që janë shumë të pa përshtatshme veçanërisht gjatë shtatzënsië. Si konkluzion nuk shoh anë negative, në përdorimin me karar të çajit të boronicave gjatë shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam shtatzane, dje i kam plotesu 13 jave po po kam dhimbje ne fund te barkut si rand po me vjen nuk pe di pse jo shume ama jam ba merak me 28 e kam kontrollen te mjekja e nuk po di qka me perdor a mundem me perdore caj brusnica? Ju pershendes.