Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 36 te shtatzenise. Jetoj ne Zvicer. Kam dhimbje ne fund te barkut. Gjinekologja me ka thene qe ke infektim dhe me ka dhene medikament i quajtur FLUCONax 150 mg. pra cdo jave duhet te marr nga 1. Nuk e di a ti pije keto apo jo, nuk di a ti perdore pasi kam frike mos ndikoj tek bebi?


Faleminderit.

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Meqënëse mjekja ka diagnostikuar infeksion (sado i lehtë apo i rëndë qoftë), ai duhet trajtuar. Mjekja që ka rekomanduar trajtimin, e di shumë mirë se preparati i dhënë mund të përdoret gjatë shtatzënisë.

E kam thënë edhe herë tjetër, Besa.

Mos përdormi asnjë lloj preparati mjeksor, pa u konsultuar me fletët shoqëruese. Të gjithë preparate mjeksore janë të detyruara të shoqërohen me to, dhe të tregohet përbërja dhe indikacioni. Eshtë e drejta e pacientit, që në rastet kur nuk bindet për efektet anësore të preparatit që do të përdorë, të kërkoj tek mjeku ndryshimin e tij dhe zgjedhjen e një preparati tjetër.

Tina Tina (13 vite më parë)
pershendetje dr.mimoza tek kontracepsioni dhe aborti sipas pervojes time un them qe pas abortit kirugjik nuk osht mir te perdorim metoda kontraceptive ose tableta sepse mu prej kesaj me eshte keqsu aq shum gjendje saqe qe 2 vite spo muj em ardh nveti

/komuniteti