Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat

Jam 12 javeshe shtatzene ne femijen e dyte, sot i bera analizat e gjakut dhe te urines mirepo jam shqetesuar nga rezultati pasi me dolen pak lart alt (gpt)-53 nga (3-45) dhe plt-501 nga(150-390), kurse hgb-11.7. Doktoresha me dha te pi vetem feroglobin, pra vetem per gjakun kurse per plt qe eshte shume larte me pyeti a ke ke pasur verdhezen dhe cfare lloji. Une e kam pasur kur kam qene 9 vjec dhe llojin se mbaj mend se tani jam 30 vjet, por jam shqetesuar nga ajo pyetje se cfare lidhje ka verdheza dhe a kam ndonje rrezik qe plt eshte mbi normalen?

Vjosa Luli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Pjesa e transaminazave hepatike, tregon se diçka nuk funksionon normalisht në mëlçi. Bëj një analizë të antigenit Australia, i cili do të tregoj se çfarë lloj hepatitis ke kaluar. Në momentin e lindjes, tregoj këto të dhëna mjekut pediatër, i cili do të marrë masa për fëmijën e porsalindur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti