Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Orgametrili

Dr. tentoj qe tre vite te mbetem shtatzene po nuk mundem, cdo muaj kam dhe vonese te ciklit, dua qe kete muaj te marr tbl. Orgametril, ju lutem me tregoni si ta marr dhe a do te me ndihmoj te mbetem shtatzene, prej ciles dite te filloj ta marr, me tregoni ju lutem dhe nese mbetem shtatzene a mund te kete efekte negative per bebin?


Flm shume, shume ju pershendes.

Mersa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mersa.

Orgametrili, përdoret nga dita e 14-të e ciklit menstrual. Efekti i tij qëndron, tek ngritja e nivelit të progesteronit në gjak duke përgatitur shtresën e brëndshme e mitrës (endometrin) për të pritur, zhvilluar dhe mbajtur shtatzëninë e ardhshme. Orgametrili, nuk ka efekt negativ mbi fetusin.

Përpara përdorimit është e mira të jenë vlerësuar; niveli i progesteronit në gjak, ovulacioni, kalueshmëria e tubave si dhe spermograma e bashkëshortit. Krahas këtyre ekzaminimeve që janë nga më kryesoret, mjeku gjinekolog mund të vendosë edhe për analiza dhe ekzaminime të tjera.

/komuniteti