Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit mujor pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kam lindur me lindje normale mirepo lehonia me ka zgjatur 50 dite, pas 1 jave me ka ardhe cikli mujor vetem 3 dite, mirepo nga atehere nuk me ka ardhe cikli mujor ende, vajza ime i ka 7 muaj te plote. Kisha pas deshire te di me shume rreth kesaj pse nuk kam ende ciklin? Ju faleminderit per pergjigje.

Vahide Kastrati (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vahide,

Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.

Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti