Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes time

I nderuar doktor Morina! Ju falenderoj per ndihmesen qe na ofroni. Jam shtatzane ne javen e 26 dhe mjeku pas vizites me tha se bebi peshon rreth 1 kg. A ka ndonje problem? Me shtatzanine nuk kam pas probleme dhe jam ushqyer mire. A mos duhet ta nderpres ushqyerjen? Une deri tani kam shtuar 14 kg. Gjithe te mirat.

Lila Lila (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lila,

Pesha fetale është paksa e madhe, por kjo nuk përbën arsye për ty shqetësuar nëse gjendja e bebit dhe ecuria e shtatzënisë është normale.

Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore. Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde.

Në artikullin e poshtëshënuar do të gjesh rekomandime të rregjimit të ushqyerjes, gjatë shtatzënisë.

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lila Lila (14 vite më parë)
Te falenderoj per pergjigjen.

/komuniteti