Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikon sauna tek meshkujt?

Deshta ta di sa eshte e vertete se shkuarja ne saune, vjen deri te deri te dobesimi i cilesise se spermes per fekondim, sepse temperatura max duhet te jete 36 grade ndersa ne saune eshte deri 98 grad. Sa eshte e vertete kjo edhe si ndikon? Faliminderit shume.

Valentina Bunjaku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Rinki,

Nxehtësia më vete është e dëmshme për spermën dhe kështu mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor në një masë të caktuar. Ky ndikim është megjithatë i përkohshëm dhe nuk shkakton dëme të përhershme. Cilësia e spermës më shumë preket nga të nxehtët se sa nga sasia e spermës, ku të dyjat lidhen shumë me pjellorinë. Prandaj një mashkull i cili mundohet të krijojë një barrë tek gruaja e tij duhet ti shmanget saunave, banjave me ujë shumë të nxehtë, sepse kjo dëmton prodhimin e spermës. Ngrohja dëmton spermatozoidet në zhvillim, të cilat nuk mund të piqen plotësisht për muaj të tërë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti