Candida albicans
Sofije Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sofije,
Candida albicans është kërpudhë e cila ndodhet normalisht në vaginën e gruas, në koncentrim të ulët. Aty qëndron në formën e sporeve. Në kushte të caktuara të ndryshimit të pehashit vaginal, merr mbi rritje duke u paraqitur në formën e ifeve, duke dhënë sëmundjen e kandidozës. Kandidoza vaginale, është infeksioni zakonshëm në shtatzëni. Nuk është infeksion i rëndësishëm, dhe ka ndikim shumë të vogël tek ecuria e shtatzënisë. Trajtimi me antimykotik bëhet zakonisht pas javës së 12-të të shtatzënisë. Më i preferuar është trajtimi me ovula dhe kremra lokalë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Memli, se pari ju falenderoj per te gjitha pergjigjet qe mi keni kthyer gjithmone. Une jam ne javen e 36 + 3, dje morra rezultatin e strishos dhe me ka dal candida albicans. Jam shume e shqetesuar pasi qe lindja po afrohet dhe a mund te ndikoje dicka keq tek beba ne qofte se do te kem lindje normale, a mund te bartet infeksioni. Doktori im me ka shkruar canesten vaginalete per 3 dite si dhe mastin Travazol 2x1-7 dite. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigje. Pune te mbare.