Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta e plasaritur

Pershendetje, ne kontrollen e fundit mjeku me tha qe kam pak plasaritje ne placente, ishte shkalla e dyte e pjekurise kurse uné jom 35 javeshe, mjeku me dha disa vitamina por me tha qe te konsumoj edhe mjalté ne méngjes dhe mbrémje, me intereson te di a permiresohet kjo gjendje e placentés, a lejohet perdorimi i mjaltit, dhe a paraqet diqka problém per lindje?

Arta Arta (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arta,

Placenta me afrimin e terminit te lindjes fillon te kalcifikohet. Ky kalcifikim ne ultraze shihet si zona me te ndritshme ne brendi te indit placentar. Pjekuria e placentes gradohet deri ne 3 varesisht se sa kalcifikate ka ne placente.

Vitaminet dhe mjalta nuk ndihmojne, por as nuk shkaktojne ndonje problem (ne lindje ose pas lindjes). Keto kalcifikate nuk rikthehen serish ne ind placentar. Nuk ke nevoje te behesh merak, vetem se duhet te jesh nen kontroll te gjinekologut tend.

Paç lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti