Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut

Pershendetje Dr jam ne javen e 26 te shtatzanise qe 4-5 dite kam dhimbje ne fund te barkut menzi qohem, dhe kam gjakderdhje nga hunda nganjehere, tensionin e kam 90 me 60 zakonisht e kam te ulet por me eshte bere merak dhimbja e barkut a mundesh me me tregu a eshte diqka rrezik se edhe naten kur flej mezi rrotullohem ne krahe prej dhimbjes? Ju pershendes shume dr.

Verona Uka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Verona,

Të rekomandoj konsultë me mjekun otorino-laringolog. Kontrolli i presionit të gjakut, analiza e gjakut për kohë hemorragji dhe kohë koagulimi do të jenë ekzaminimet bazë për të vlerësuar shkakun e gjakrrjedhjes nga hundët dhe presionin që ndjen në kokë.

Duhet të vizitohesh tek mjeku, së pari për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës. Së dyti, duhet të bësh një urokulturë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, me qëllim të përjashtohet mundësia e një infeksioni urinar dhe e një infeksioni të mundshëm të traktit gjenital.

Mbi vlerësimin e këtyre ekzaminimeve, mjeku do të vendosë për terapinë e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti