Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku në javën e 35

Prsh doktoreshe. Jam ne javen e 35 te shtatzanise dhe ka 2 dite qe here pas here me kap nje dhimbje barku sikur do me vijne menstruacionet, kam frike se kam degjuar qe dhe dhimbjet e lindjes keshtu fillojne por une jam heret per te lindur. Bebin e degjoj te levizi rregullisht dhe ka qe ne javen e 26 qe eshte pozicionuar me koke poshte. Ju lutem me thoni se a ka problem dhimbja qe ndjej apo eshte normale, behem mami per here te pare.

Fabiola Skreli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fabiola

Dhimbjet e lehta të pa shoqëruara me gjakrrjedhje, nuk janë problematike. Pozicioni cefalik i fëmijës, tregon se proçesi i lindjes do të përparoj normalisht. Në këtë periudhë rekomandohet që shtatzënat të bëjnë analizën komplet të gjakut dhe urinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti