Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pushimi dhe analizat pas abortit

Pershendetje. Do doja te ju pyesja ne lidhje me pushimin pas abortit qe kisha para dy javesh i cilesuar si Missed Aborted, a ka ndonje te keqe nese shkoj ne bregdet ne pushim cili eshte mendimi juaj, gjithashtu me tregoni cfare analiza duhet te bej pas abortit per te ditur shkaqet qe kane sjelle deri te vdekja e fetusit dhe per te parandaluar abortet e rradhes kur do planifikoj shtatzanine mos te jem nen stres se prape mund te me ndodh e njejta gje? Ju falenderoj.

Sonila Nitaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Meqë ka kaluar dy javë nga aborti, mund të shkosh për pushime në bregdet duke evituar temperaturat e larta dhe qëndrimet e gjata në diell.

Shkaqet e aborteve në një pjesë të mirë të tyre, nuk dihen. Janë një seri ekzaminimesh të cilat edhe mund të tregojnë një nga shkaqet e mundëshme të abortit. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.

Por bën mirë, që të kontaktosh mjekun dhe ai do të zgjedhë rrugën më të përshtatshme për të bërë analizat, sepse rruga zgjidhet edhe mbështetur në anamnezës e jetës dhe të sëmundjeve që ke kaluar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti