Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaginaletet utrogestan 200mg

Pershendetje Dr. Une jam ne javen e 18 te shtatezanise, dhe qe nga java e 5 dmth kur e kam kuptuar qe jam shtatezene perdori ne mengjes dhe mbremje vaginaletet utrogestan 200mg, keshtu me ka udhezuar mjeku. Mirepo nje mikes time, i kishte thene gjinekologu qe utrogestani ka ndikim vetem deri ne muajin e 3. Ju lutem me tregoni a ta nderprej terapine, apo te pres deri sa te me udhezon mjeku im. Faleminderit!

Ina Ani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Kohëzgjatja e trajtimit me utrogestan varet nga qëllimi i përdorimit të tij. Kështu që të rekomandoj të zbatosh këshillën e mjekut deri sa ai të vendor ndryshe.

Shtatzëni të mbarë.

Ina Ani (14 vite më parë)
Ju falenderoj per keshillen dr. Mimoza

/komuniteti