Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këshillë gjinekologjike

Koheve te fundit pas ciklit menstrual, e kam vaginen dhe pjesen jashtme te skuqur disa dite me rradhe dhe me kohe me largohet. Nje keshille ju lutem?

Dona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Ndryshimet që ndodhin para dhe pas menstruacioneve, janë ndryshime hormonale të cilat në kushte të caktuara japin mundësinë e prishjes së ekuilibrit të florës vaginale. Prandaj, gjatë dhe pas menstruacioneve higjena personale ka rëndësi.

Mirë do të jetë që gjatë ankesës, të bësh një analizë e sekrecioneve vaginale për t’u trajtuar nëse është e nevojshme.

Rozina (14 vite më parë)
Pershendetje..Doja te shfaqja problemin tim jam 23 vjece dhe skam lindur akoma femije.Problemi im esht qe kam vonese te menstruacioneve zakonisht 2 jave por ndonjeher dhe 3 apo 4 jave.por dua te theksoj se 2 jav para se te me vijn menstruacionet kam dhimbje ne bark zakonisht ne pjesene kerthizes sikur me leviz dhe dhimbje te forta ne shpine.nga se mund te shkaktohen se jam shum ne merak faleminderit doktoreshe .
Loresa (14 vite më parë)
Une jam 18 vjeqare dhe desha te te pyes per zhvillimin e gjirir, nuk i kam te zhvilluara as sa duhet per nje mosh timen,shume shume pak me jan zhvilluar qka me kishe rekomanduare. Ju faleminderit!
Vlora (15 vite më parë)
Jam nene gjidhenese, e kam femiun 2 muajsh, dhe deshta me ju pyet, a eshte normale qe kam dhimbje ne gjinje, sidomos kur e nij percjelljen e qumeshtit? A guxoj me be EKO te gjirit? Faleminderit Vlora.
Flora (15 vite më parë)
Pershendetje, Dona une te sugjeroj qe ta vizitosh mjekun qe te mos kesh me probleme vaginale edhe pse une i kushtoj shume rendesi higjienes mirepo keto ndodhin... te pershendes shume dhe te uroj sherim te shpejt;

/komuniteti