Ënjtja e këmbëve në shtatzëni
Bardha S
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bardha,
Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.
Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.
Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të ënjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 20 te shtatzanise dhe qe nje jave ka filluar te me enjtet kemba e djathte, ndersa e majta jo, po mundohem te pi me shume uje dhe lengje mirepo nuk ndihmon, me mundon dhe me lodh shume kur ec, cfare mund te beje? Faleminderit.