Cilat janë analizat pas pastrimit/missed abortion?
Agim Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Shkaqet e aborteve spontan, nuk njihen plotësisht. Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale. Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe Keta, lutem keshillen dhe sugjerimin tuaj lidhur me analizat qe duhet te beje pas nje missed abortion, dhe pas sa kohesh. Ky eshte missed abortion i dyte dhe jam 36 vjec. Ne pastrimin e pare, pas procedures hemorragjia vazhdoi per nje kohe te gjate dhe me sugjeruan te marre kontraceptive per rregullimin. Pas 6 muajve mbeta perseri shtatzene por barra u nderpre ne javen e 8-te. Nuk kisha bere vaksinen (nuk ishte sugjeruar nga mjekja), sepse une jam A negative dhe bashkeshorti im 0 negative. Mendohet qe mund te kete qene kjo arsyeja. Ne shtatzanine e dyte po merrja trajtimin: progesteron, aspirin protekt, vitamine, vaj peshku dhe kalcium (duke qene se nuk ishte ne vitaminat/mineralet qe merrja, si dhe acidin folic 800mcg). Heren e dyte nuk pata shume hemorragji pas procedures se pastrimit, madje shume pak, disa pika dhe nuk jam e sigurte nese dhe kjo eshte dicka pozitive, te kesh kaq pak hemorragji dhe per 3-4 dite? Ju falenderoj per kohen dhe sinqeritetin. Gjithe te mirat, Ema.