Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet rreth ovulimit

Pershendetje dr. Mimoza flm shume per pergjigjet por ti me kishe shkruar ne pergjigje qe eshte mire mos te kesh marredhenje 3 ose 4 dite para ovulimit mirepo ketu ne portalin e bebaime.com te permbajtja konceptimi kam lexuar se eshte mire 4-5 dite para ovulimit te kesh marredhenie te rregullta gjate 24 ore deri ne 48, por jam ne dileme tash a eshte me mire te kem marredhenie para apo jo? Tregom te lutem dhe gjithe te mirat dhe kalo sa me bukur.

Celiii& Dino (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita

Raportet seksuale përpara periudhës ovulatore nuk duhet të jenë të shpeshta, pasi nuk arrihet të formohen spermatozoidë të pjekur. Prandaj janë të rekomanduara raportet seksuale çdo dy-tre ditë. Siguri për fillimin e shtatzënisë, është raporti seksual i kryer në ditën kur veza ka madhësinë maksimale dhe mashkulli nuk ka kryer marrëdhëie seksuale së pakë mbi 48-të orë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti