Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Alergjia në shtatzëni

Neser kam per te hyre ne operacion per lindje dhe mua me eshte shfaqur nje lloj alergjie ne duar dhe ne brryla dhe po fillon tme shperndahet ngapak ne trup me jane si akne nder lekure me nga pak uje edhe kam teper kruarje si pasoje e qkafit mu kane bo edhe a guxoj me hy ne operim me shume respekt Mimoza ju lutem me ktheni pergjigjen sa me shpejte jam teper e shqetesuar? Ju flm per mirekuptim.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza,

Kjo kruarje quhet pruriti i shtatzënisë, pra shkaku është shtatzënia. Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë saj, japin efektin e tyre edhe në lëkurë.

Të rekomandoj të bësh një konsultë me mjekun dermatolog i cili do të vlerësojë gjëndjen tënde dhe do të japë rekomandimet përkatëse dhe trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)
i nderuari dr.Memli shum shum flm per pergjigjen tuaj isha edhe te dermatologu pej nxehtesis se madhe e ke nuk o diqka rezik per operim flm shum nga ju i nderuar me shum respekt mimoza nga prishtina

/komuniteti