A është e rrezikshme një kokërr nën sqetull?
Gresa Stublla
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gresa,
Le të paraqitet nëna jote sa më shpejt tek mjeku onkolog, për të vlerësuar kokrrën/gjendrën që i ka dalë nën sqetull. Zakonisht gjëndrrat e dhimbshme nuk janë problematike. Më pas pasi është mbi 30 vjeç, me anë të memografisë apo edhe ekografisë, mjeku do nxjerrë konkluzione. Mos neglizhoni.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, une jam Gresa. Ka disa dite qe nena ime ka verejtur nje kokerr nen sqetull, dhe qe nga ajo dite ka dhimbje edhe ne tere doren e majte... Kur e prek me dore ngjason ne nje kokerr misri dhe gjate prekjes ka dhimbje te medha.. Desha ta di se a eshte diqka e rrezikshme apo eshte thjesht nje gjenderr? Si dhe qfare diagnoze mund te ipet per kete gje?! (kerkoj ndihmen tuaj, kam shume frike..)