Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë tentimit për shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Pas 6 ditesh vonese me erdhen menstruacionet dhe dje kisha pak fare ngjyre kafe ne mengjes pata marredhenje me burrin heren e pare mire dje ne darke por sot me heren e dyte me doli gjak i kuq dhe i paster, ne po tentojme per shtatzani por u shqetesova shume. Ju lutem me thoni dicka?!

Elizabeta 123 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elizabeta

Nuk është normale gjakrjedhja pas një raporti seksual. Të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike, ekografi për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe Pap-test. Pasi ti kesh bërë këto ekzaminime, kontakto mjekun gjinekolog për të marrë udhëzimet e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti