Kruarje në bark
Arditta Bajrami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita,
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.
Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe tash kam nga pak kruarje ne bark, por kam verejtur edhe disa pucrra te vogla te kuqe, a eshte dicka rrezik apo eshte pasoje edhe e temperaturave te larta qe po mbreterojne?