Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si llogaritet periudha e ovulimit te femra?

Doktoreshe Moza, ju pergezoj per kete faqe dhe per keshillat qe ju jepni shume femrave, jeni vertet unike, une ju shkruaj per here te pare, dhe kisha deshire te dija nje opinion te tuajin, une jam shtatzane dhe jam ne muajn e 8, rreth javes 33, mirepo ne ekografine qe une kam bere une dal ne javen e 34, sipas llogaritjeve te ciklit menstrual une jam 33 javeshe, para se te ngelja shtatzane une kam pasur nje cikel nga dt ne dt, psh menstruacionet i kam pasur me 13 korrik dhe cdo muaj me vinin me dt 13 ose 2 dite para dt 13 ose dy dite pas dt 13, a konsidrohet ky nje cikel normal, nga dita e pare e menstruacioneve llogaritet periudha e ovulimit, apo nga dita e fundit e menstruacioneve, mund te me thoni cfare cikli kam pasur une, shpresoj te jem shpjeguar mire, me keto te dhena qe ju kam dhene a mund te me tregoni pak a shume moshen e shtatzanise ,sepse ne eko une dal nje jave me e madhe, por ne llogaritje une dal 33 javeshe. Theksoj se menstruacionet e fundit i kam pasur me 13 gusht 2010 saktesisht dhe me 14, por kur me erdhen menstruacionet me erdhen vetem diten e pare pastaj diten e dyte shume pak, dhe diten e e trete me iken, me falni qe u zgjata kaq shume, por desha thjeshte nje opinion te tuajin, e vleresoj shume. Faleminderit.

Viola Dokaj (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola.

Cikli menstrual që përshkruan, konsiderohet brënda normales.

Për të llogaritur datën shtatzënisë apo datën e lindjes, kalkulatorët kërkojnë edhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual. Duke pranuar që kohëzgjatja e ciklit menstrual ka qënë prej 28-të ditë, duke pranuar datën 13 gusht 2010 si dita e parë e fillimit të menstrucionit të fundit para konfirmimit të shtatzënisë, llogaritja tregon që sot me datë 4 prill 2011 shtatzënia tënde është në javën e 33-të plus 3 ditë.

/komuniteti