Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qimet në gjinj

Përshëndetje e nderuar doktorreshë.


Jam një vajzë 26 vjeqare por e kam një shqetësim që nga mosha e pubertetit dhe desha të pyes a është normale dhe çka do të thotë të kesh qime në gjinj, d.m.th. rreth pupkave të gjirit, sepse më duket shumë irrituese dhe ka 4 vite që unë i heq këto qime, i depiloj, por a duhet të vazhdoj ta bëj këtë gjë edhe në të ardhmen.


Ju lutem më tregoni sepse është hera e parë që e zbulova këtë web faqe dhe hera e parë që ju shkruaj.

Orienta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Orieta.

Piloziteti (qimet), ndodh tek femra me nivel të lartë testosteroni. Për të përmirësuar situatën, duhet të vlerësohen hormonet dhe të korrigjohen me trajtim medikamentoz.

Orienta (15 vite më parë)
Me sa kuptova doktorreshë e nderuar, a duhet që patjetër të shkoj tek një mjek gjinekolog apo ku të drejtohem për të zgjidhur këtë problem. Sepse unë nuk e di a ndodh kjo gjë tek një pjesë dërrmuese e femrave apo ka vetëm ndonjë rrallë aty këtu, por unë ndihem shumë keq pse ka ndodhur kjo tek unë dhe kurrë nuk jam e qetë pikërisht për këtë arsye. Këtë gjë nuk e di askush tjetër nga personat e mi të afërt. Ju jeni personi i parë që ua kam treguar këtë gjë. Ju lutem më udhëzoni çka duhet të bëj konkretisht.

/komuniteti