Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i parë pas lindjes

Pershendetje dr. Mimoza se pari desha tju faleminderoj per keshillat qe mi keni dhene deri tani, une kam lind qe 3 muaj dhe desha te pyes sot eshte hera e pare qe me erdh cikli menstrual bebin nuk e kam ne gji qe 1 muaj si mendoni a eshte heret qe me ka ardhe menstruacionet?

Egzona Mushica-hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Të uroj për lindjen e fëmijës tënd dhe pastë një jetë të shëndetshme.

Mestruacionet te nënat që nuk e ushqen fëmijën me gji, mund të vinë edhe menjëherë pas lindjes. Kështu që situate që përshkruan është normale. Kryesore është që të mbrohesh nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këktë kontakto mjekun gjinekolog, i cili do të bëjë rekomandimet e nevojshme mbështetur në gjendjen e shëndetit tënd riprodhues dhe të përgjithshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti