Mos shtimi në peshë i bebes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vjola
Anomalitë e ritjes dhe zhvillimit fetal, mund të vijnë për shumë arsye. Ekzaminimet nxjerin në pah një nga këto shkaqe. Megjithatë, lindja është zgjidhja e problemit. Për moshën e shtatzënisë mbi 37-të javë, lindja konsiderohet normale ndonse pesha e bebit është disi e vogël.
Sinqerisht të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


E nderuar doktoreshe kam nje kusheriren time e cila ndodhet ne javen e 37 e 5 dite dhe mbas kontrollit te fundit qe ka bere i kane thene qe bebja nuk po shton me ne peshe qe prej 1 jave dhe keshtu duhet te behet lindja e bebes, cfare mund te kete ndodhur pse nuk po shton me beba peshen sipas kontrollit i kane thene qe bebja i ka rrahjet e zemres shume mire edhe qarkullimi i gjakut eshte normal, te lutem a mund te me thoni se pse ndodh kjo gje pasi jemi shume te shqetesuara, pesha momentale e bebit eshte 2.4 kg dhe gjatesia 47 cm, ju falenderoj perzemersisht per pergjigjet tuaja, gjithe te mirat Vjola.