Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të pi tableta mos me ngel shtatzënë

Dua te pi tableta mos me mbet shtatzene... Dhe a ndikon nese sonte e pi dhe me ra me flejt me burrin... ose kur duhet me i fillu ato me thane tableta diana 35 me pi... Te lutem me jep pergjigje?

Rajan Feta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rajan,

Kontraceptivi Diane 35, ka siguri në mbrojtje ndaj shtatzënisë, deri në 99 %. Nëse nuk përdor kontraceptiv, mundësia e shtatzënisë është e pranishme.

Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracesioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.

Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti