Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulimit

Doktor te pershendes shumme dhe kam respekt per ju... me intereson ta di diten e pare te menstruacioneve e kam pas me 17 po kete muaj ciklin e kom cdo 29 dite nga ni here 28 kur e kom ditet e ovulimit dhe sa zgjasin, poashtu a duhet bere marredhenje gjate atyre diteve apo si? Me respekt Qendresa ....te uroj gjithe te mirat.

Essa . (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qëndresa,

Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 17.06.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse janë dt. 28 Qershor 2012 - 04 Korrik 2012.

Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Është shumë e rekomanduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.

Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.

/komuniteti