Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma dhe konceptimi

Pershendetje doktoreshe, jam shume e merzitur rreth analizave qe i bera para do diteve une para 6 muajve bera strishon dhe me doli ureapazma dhe infeksioni i stafilokokut, dhe i pita une dhe shoku 7 dite doksicilin dhe bera prap strishon me dual paster dhe menjeher mbeta shtatzene ,por per fat te keq pata nje abort spontan ,tash provova prap per nje shtatzani por pa sukses dhe bera prap strishon prap me eshte perseritur stafilokoku dhe ureaplazma tash terapine me doksicilin jam duke e marrur per 10 dite te lutem te me tregosh doktoreshe nga vjen ureaplazma ,perse po me behet mua e stafilokoku me duket qe me vije nga fyti pasi ne fyt kam gjithmone sekret dhe ku bera strishon e fytit prap me dul kjo bakterje stafilokoku dhe me duket qe me eshte bere imun ne trup, me trego doktroesh a ka ndonje rrezik nese une prap mbes shtatzene dhe me paraqitet stafiloku ose ureaplazma a ka ndonje rrezik per beben? Te pershendes shpresoj te kem qene e kjarte.

Lule E Bukur (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa

Infeksionet që përshkruan, mund të mjekohet deri në shërim të plotë nëse mjekimi merret sipas antibiogramës. Prandaj të këshilloj që të mos tentosh për shtatzëni, pa u mjekuar nga infeksionet e ureaplazmës dhe stafilokokut.

Antibiograma përcakton medikamentet që trajtojnë infeksionet, dhe mjeku zgjedh atë më të përshtatshmin për ty.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti