A mund të ndodh shtatzënia me vezore policistike?
Dona Ahmeti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dona,
Ovari policistik është shkak për infertilitet. Një numër femrash të cilat kanë vezore policistike, mund të kenë mundësitë e vogla për konceptim, përderisa për disa nuk paraqet ndonjë problem. Vezorët policistik mund të trajtohen me medikamente të caktuara, të cilat, në varësi të fotografisë klinike do t`ju rekomandojë gjinekologu juaj. Për më tepër, vezoret policistik gjithashtu mund të trajtohen me nderhyrje kirurgjikale, me heqjen e një pjese ose të gjithë të vezoreve. Egziston edhe një procedure, elektrokauterimi i vezorëve, ku me ndihmën e elektrodës bëhet djegja e indeve të vezorëve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, deshta te dija a mund te ndodh te mbetesh shtatzene nese ke vezore policistike, pasi ka 8 muaj qe po provoj por pa sukses? Ju faleminderit.