Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth klomifenit

E nderuar doktoreshe, desha të di dicka më shume rreth clomifenit, për efektet negative qe mund ti sjell ai nese nuk ka nevoje per stimulim. Konkretisht une ne shtatzanine e pare ngela pas dy muajve qe tentova per shtatzani por ajo shtatzani perfundoj me abort ne javen e 12 te shtatzanise, abortin e kisha ne muajin shkurt, kete muaj tentova per shtazani d.m.th pas kater muajve pasi kam bere gjitha analizat pas abortit si strisho vaginale cervikale papa testi dhe nuk kane hasur ndonje infeksion, por nuk ngela shtatzene. Aborti me pat shqetesuar shume andaj deshiroj tani sa me pare te ngelem shtatzane. Prandaj a kam nevoje te stimulohen qe te ndodh shtatzania me pare apo te pres?

Lolaa R (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Klomifeni stimulon ovulacionin, në rastet kur ai nuk ndodh i plotë. Që të vlerësohet maturimi i folikulit, nevojitet ekzaminimi ekografik në ditët 14-16 të ciklit menstrual. Në bazë të ekzaminimit, është mjeku gjinekolog ai që vendos për stimulacionin me klomifen dhe në asnjë rast nuk duhet të përdoret ky preparat pa rekomandimin e mjekut obsteter-gjinekolog.

Prandaj kontakto mjekun gjinekolog, për të vendosur mbi proçedurën për të patur një shtatzëni të mundshme.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti