Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të rrezikshme tabletat eritromicin në shtatzëni?

Pershendetje, jam ne javen e 13 te shtatzenise dhe pas ca analizave ne mikrobiologji rezultoi pozitive chlamydia. Mjekja me tha se nuk eshte shqetsim i madh, megjithate nuk jam e qete. Ju lutem me tregoni a eshte e rrezikshme per bebin kjo dhe a ndikojne negativisht tabletat eritromicin 4x250 mg ne dite, sepse kete terapi me rekomanduan, por nuk e di a mund te jete i demshem eritromicini per femijen ngaqe deperton edhe ne placent aq sa kuptova nga udhezimi?

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Herolinda,

Eritromicina mund te perdoret gjate shtatzenise, por per shkak te efekteve anesore gastrointestinale, shpeshhere ndodhe qe mjekimi te mos kompletohet. Azitromicina eshte bar i sigurt dhe efektiv per perdorim gjate shtatzenise. Rekomandohet qe 3 jave per kompletimit te terapise te behet ritestimi per te dokumentuar çrrenjosjen e klamidias. Grate shtatzena nen 25 vjeç dhe ato qe bartin rrezik te larte per infeksion me klamidia duhet te testohen edhe nje here ne trimestrin e fundit te shtatzenise per te parandaluar komplikacionet pas lindjes dhe infeksionin e te posalindurit.

Pra, jo vetem qe duhet te mjekohesh, por pas mjekimit duhet te behet testimi edhe nje here per te dokumentuar eradikimin. Pastaj, pas 3 muajsh duhet te behet ritestimi.

Uroj qe te kem dhene pergjigjen e kerkuar ne menyre te kuptueshme!

/komuniteti