Si ndikon ftohja në shtatzëni?
Majlinda Shabani Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Majlinda
Problem që përshkruan, nuk dyshoj se është shkaku i mosmbetjes shtatzënë. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues me anë të disa analizave dhe ekzaminimeve.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha te pyes se sa ndikon ftohja ne mosngeljen shtatzene, pasi qe kam 3 muaj qe provoj po pa sukses si dhe jam shume e ndjeshme nese me merdhin kembet menjehere kam dhembje ne fund te barkut. Ju uroj pune te mbare, gjithe te mirat.