Vizitat gjinekologjike gjatë shtatzënisë
Rrezarta Zogu
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rezarta.
Vizitat gjinekologjike gjatë shtatzënisë, bëhen kur mjeku dyshon për disa probleme të rëndësishme si për nënë ashtu edhe për fetusin. Nëse mjeku nuk ka kërkuar të kryhesh vizitë gjinekologjike manuale, tregon se shtatzënia ka ecuri normale, prandaj nuk ka arsye të bëhet.
E nderuara doktoreshe.
Po ju shkruaj per te dyten here. Se pari ju falenderoj per pergjigjjen e heres se kaluar (me keni lehtesuar shume) dhe tani desha te ju pyes dicka tjeter. Jam ne javen e 16 te shtatezanise, nuk kam asnje komplikim, dmth jam shume mire por dua ta di a duhet te bej vizite gjinekologjike dhe nese po kur parashihet kjo vizite? Echo kam bere para dy dite dhe doktori me tha qe gjithcka eshte ne rregull me mua dhe bebin. Tani desha te di a mendoni edhe ju njesoj si doktori im, qe gjithcka shihet me echo dhe nuk ka fare nevoje per kontrolle manuale.
Me rrespekt, Rrezja