Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Proteinat dhe nitritet në urinë

Pershendetje Dr. Kam lind qe 4 jave, nje jave para lindjes kam pas tension te larte dhe me ka vazhdu edhe pas lindjes, mjekja ime me rekomandoj te vazhdoj me hapa Aldomed jam duke i pi qe 4 jave ,po sot nga kureshtja e bera analizen e urines sepse mbante ere te keqe dhe me dolen proteina dhe nitritet pozitive ne urine ju lutem doktoresh qka nenkupton prezenca e tyre ne urine dhe te kush mjek duhet te shkoj . Ju faalenderoj shume qe me keni kthyer pergjegjje gjate 9 muajve te shtatzanise sa here kam pas nevoje.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Të uroj për lindjen e fëmijës tënd dhe pastë jetë të shëndetshme.

Trajtimi i hipertensionit kur çfaqet gjatë shtatzënisë, duhet të vazhdojë edhe pas lindjes deri në stabilizimin e plotë të tij. Por kontrolli i tij duhet të jetë i vazhdueshëm dhe gjithnjë në qëndër të vëmëndjes së shëndetit tënd.

Analizën e urinës tregoja mjekut nefrollog, i cili do të rekomandoj trajtim duke e përshkruar atë në recetë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti