Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje, deshiroj te ju pyes per periudhen kur duhet te shfaqen menstruacionet pas lindjes? A eshte mundesia me vogel per koncepcion ende pa u shfaqur cikli?


Pres perghighjen tuaj. Faliminderit per mirekuptim.

Hana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana.

Pas lindjes, organet riprodhuese ripërtërihen pas 45 ditësh. Pas kësaj periudhe, cikli menstrual rifillon normalisht gjakrrjedhjen. Nëqoftëse nëna ushqen fëmijën me gji, brënda disa kushteve, cikli menstrual mund të vonohet deri në një vit.

Koncepsioni pas lindjes edhe mund të ndodhë nëqoftëse ovuli, prodhohet dhe krijohet mundësia për t’u bashkuar me spermatozoidin. Kështuqë, gjakrrjedhja e parë pas lindjes nuk ndodh. Nëse dyshon që mund të kesh filluar shtatzëni, Hana, konfirmoje me test shtatzënie ose kontroll tek gjinekologu.

/komuniteti