Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Noti në shtatzëni

Pershendetje. Jam ne muajin e pare te shtatzanise, a mundem te shkoj ne plazh? dhe nqs po a duhet te notoj dhe cilat jane oraret me te pershtatshme qe nje femer shtatzane te ekspozohet ne diell? Ju faleminderit.

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Erjona,

Nëse nuk janë konstatuar probleme gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, mundet të shkosh në bregdet e të bësh banja dielli, të lahesh edhe të argëtohesh dhe të ushqehet. Por të gjitha këto me karar, pa e shkelur. Mirë do jetë që t’i shmangesh diellit nga ora 10-të deri në orën 17-të, mirë është që larja/noti të mos jetë e lodhshme e me distance të mëdha, duke shkuar në thellësi. Unë besoj se kënaqësia e të notuarit mund të bëhet edhe në thellësinë deri në bel. Mos harro të përdorësh një kapele e të qëndrosh nën çadër, për t’u mbrojtur nga dielli dhe mos harro të lyesh trupin/lëkurën me kremra kundër rrezeve sidomos ato që janë më filtra të ndryshëm.

Për çdo shqetësim të mundshëm, dhe gjendje që nuk të duket normale duhet të njoftosh mjekun që të ndjek shtatzëninë.

Të uroj pushime të mbarë.

/komuniteti