Mbi infeksionin e femrave dhe ndikimi i tij në shtatzëni
Freda Dyrkaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anila,
Infeksionet vulvo-vaginale, janë një nga shkaqet e mos mbetjes shtatzënë. Kjo edhe për arsye sepse prishin cilësinë e mukusit cervical, i cili bëhet pengesë për kalimin e spermatozoidëve në tuba për të fekonduar vezën. Trajtimi që përdor, është i përshtatsshëm dhe vetëm pas mjekimit mund të tentosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Jam nje vajze 25 vjece dhe se bashku me bashkshortin tim kemi menduar te behemi me femije, per here te pare. Kemi rreth 3 muaj qe provojme por pa rezultat. Por une kam rreth dy muaj qe kam shume sekrecione te bardha, here pas here dhe te verdha dhe kruajtje me periudha. A ndikon kjo gje ne mos ngeljen shtatzane. Gjithashtu mos ndikon dhe dita e duhur qe duhet te provojme, cila eshte ajo pasi me lane lene menstruacionet? Pres pergjigjen tuaj ju lutem, Faleminderit.