Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth Sindromit Down

Pershendetje e nderuar, jam kureshtare te di se si mund ta zbulosh nese bebi sa eshte ne bark ka sindrom down a mund mjekja ta zbuloj kete gje sepse nganjehere shpesh me shkojne mendet nga e keqja e behem merak per cdo gje dhe kur zbulohet kjo semundje?

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkendije,

Sindromi Dawn (DS) është një çrregullim gjenetik i shkaktuar nga prania e një kopje shtesë të kromozomit 21 (ose pjesë të saj), në vend të dy të zakonshme (trisomy 21). Nuk njihen shkaqet e kromozomeve të tepërta. Në javën e 16-të, rekomandohet amniocenteza e cila analizon fibroblastet fetale duke realizuar kariotipin e bebit. Kjo analizë, saktëson praninë ose jo të trisomisë 21 tek fetusi.

Për të marrë informacion mbi këtë analizë të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/amniocenteza

Të uroj gjithë të mirat dhë shtatzëni të mbarë.

/komuniteti