Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas 2 vjetësh kam akoma mbetje qumështi

Pershendetje!


Jam e shqetesuar ne lidhje me mbetjet e qumeshtit ne gji pasi femija im eshte 2 vjece e 6 muaj dhe ajo ka pire vetem 3 muajt e pare duke ja dhene me pompe dhe pastaj u largua qumeshti vete. Tani rastesisht vura re se kisha qumesht. A mund te ekzistoje ndonje problem.


Faleminderit.

Ada Kume (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Ardha e qumështit të gjirit, është e lidhur me hormonin prolaktinë. Pra shkaku i ardhjes së qumështit ka shkak hormonal. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh një mjek endokrinolog për të testuar nivelin e këtij hormoni, dhe marrë masa terapeutike.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

/komuniteti