Sekrecione vaginale
Noa Noa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Te shtatzënat, dhimbjet e lehta në fund të barkut kur nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, konsiderohen normale. Nëse ato shoqërohen me ndryshime të sekrecioneve vaginale, atëherë ekziston mundësia e një infeksioni. Bëj një analizë dhe kulturë të sekrecionave vaginale. Pasi të vlerësojë ekzaminimet, mjeku do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje jam ne muajin e pare te shtatzanise por problemi qendron se une kam gjate dites sekrecione me pak ngjyre qe me shqetesojne, nuk e di nqs keto jane shenja per tu shqetesuar, mendova mos kisha probleme nga veshkat ose ndonje infeksion dhe bera analizat e urines por sipas doktorit skishte ndonje gje shqetesuese. Problemi qendron se une kur rri ulur kam dhimbje mesi dhe gjate nates pothuajse e pernateshme sbej dot gjume te qete sepse kam shqetesime sikur po me vjen cikli. Nuk e di nqs duhet te shqetesohem apo keto jane shenja normale per nje shtatezani? Theksoj se eshte shtatezania e pare dhe sh gjera nuk i di. Ne pritje me padurim te pergjigjes suaj ju uroj gjithe te mirat.