Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione vaginale

Pershendetje jam ne muajin e pare te shtatzanise por problemi qendron se une kam gjate dites sekrecione me pak ngjyre qe me shqetesojne, nuk e di nqs keto jane shenja per tu shqetesuar, mendova mos kisha probleme nga veshkat ose ndonje infeksion dhe bera analizat e urines por sipas doktorit skishte ndonje gje shqetesuese. Problemi qendron se une kur rri ulur kam dhimbje mesi dhe gjate nates pothuajse e pernateshme sbej dot gjume te qete sepse kam shqetesime sikur po me vjen cikli. Nuk e di nqs duhet te shqetesohem apo keto jane shenja normale per nje shtatezani? Theksoj se eshte shtatezania e pare dhe sh gjera nuk i di. Ne pritje me padurim te pergjigjes suaj ju uroj gjithe te mirat.

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Erjona,

Sekrecionet jane normale. Ne fakt ne organet gjenitale femerore ekzistojne gjendra te cilat kane per detyre qe te prodhojne sekret. Per t'u shqetesuar eshte nese keto sekrecione nuk jane ujore, por me ngjyre te verdhe ose te gjelbert, mbajne ere te pakendshme dhe shkaktojne dhimbje ne fund te barkut.

Erjona, rrallehere ndodhe qe shtatzenia te rrjedhe pa asnje problem dhe shqetesim. Duhet ta dish se organizmi yt eshte vershuar nga hormonet si asnjehere me pare. Rrjedhimisht ti ke ndryshime trupore si dhe psikike. E ke vene re besoj se je me e shqetesuar, te del gjumi me heret nese me pare ke fjetur deri vone (ose anasjelltas), merzitesh kot se koti, behesh merak per vete dhe per beben etj.

Gjate shtatzenise ndodhin edhe ndryshime fizike. Ndonjehere mund te kesh shtrengim te kohepaskohshem te muskujve (perfshire edhe muskujt e barkut). Keto ndodhin edhe normalisht gjate shtatzenise.

Erjona, uroj qe ne bebaime.com te gjesh informacione te bollshme rreth shtatzenise. Perndryshe per çfaredo shqetesimi qe mund te kesh mos hezito dhe na shkruaj.

Paç shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti