Kruarje në trup
Arditta Bajrami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita,
Në këtë periudhë të shtatzënisë, zakonisht lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.
Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, ashtu siç e përshkruan ti bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara doktoreshe, deshta te pyes se qe nja 3-4 dite kam kryarje ne bark perreth kerthizes dhe skuqje goxha te madhe si vija te trasha po edhe si njolla me duken, po ashtu edhe ne kembe kam kruarje dhe njolla te kuqe qka mund te bej une jam shtatzane ne javen e 36 + 3 dite, a eshte rrezik per beben dicka?