Çrregullimi menstrual
Kosovare 1
(14 vite më parë)
Përshëndetje Kosovare,
Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje shume te perzemerta per juve, njeheresh ju falenderoj per ndihmen tuaj. Kam nje shqetesim dhe ende nuk kam kerkuar ndihmen mjeksore dhe fillimisht mendova te ju pyes juve. Me eshte crregulluar cikli menstrual dhe me vjen para kohe (cdo dy jave). Kjo ka ndodhur qe dy muaj. Kam nje vajze 16 muajshe te cilen nuk e ushqej me gji. Ciklin e kam pasur gjithmone te rregullt. Nuk e di se a eshte shqetsuese apo jo? Te falenderoj per pergjigjien tuaj.