Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 23, qe nga java e 18 bebi ka filluar te levize ne bark por ka dy dite qe bebi leviz shume shume pak dhe shume rralle ne krahasim me ditet me perpara. A do te thote kjo se dicka nuk eshte ne rregull me bebin? Para 3 jave kam bere ultrazerin e fundit dhe nuk e di se a mundem ta bej prap nje tjeter qe te shoh se cka po ndodh me bebin tim?


Falemnderit paraprakisht! Ana

Ana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Nëse dyshon se lëvizjet e fetusit kanë ndryshuar, paraqitu menjëherë tek mjeku për të konfirmuar ecurinë normale e shtatzënisë. Konsiderohet që fetusi është normal, kur ai lëviz mbi 12 herë gjatë një ditë në kohën zgjuar të nënës.

Ekografia/ultrazëri nuk ka efekte të dëmshme tek nëna apo te fetusi.

/komuniteti