javë pas jave
Përshëndetje Melita,
Të gjitha pozicionet që bebi merr gjatë shtatzënisë, janë normale. Përgjithësisht gjatë muajit të nëntë, fëmijët marrin pozicionin për lindje i cili nuk ndryshon më. Ka raste, sidomos tek fëmijët me peshë të vogël ku pozicioni i tyre ndryshon (situs mobilis). Për të patur edhe lindje normale, duhet që bebi të ketë marrë pozicion cefalik që do të thotë të jetë pozicionuar me kokë poshtë. Por edhe nëse ka pozicion tjetër, mjekët janë të aftë të realizojnë lindje të sukseshme qoftë edhe me prerje cezariane.
Edhe nëse bebi qëndron në pozicion më kokë lart, mjeku do të vlerësojë mënyrën e lindjes. Ai do zgjedhë rrugën e lindjes më të mirë të mudshme, për shëndetin tënd dhe të fëmijës.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


E nderuara doktoreshe, une jam ne javen e 30 tani dhe para dy jave gjinekologu me tha se bebi e ka poziten me koken larte dhe kembet poshte, te lutem me trego se kur eshte normale qe bebi te marr poziten e duhur per lindje dhe nese nuk e merr kete pozite a eshte me veshtire per nje lindje normale? Falemnderit per pergjigjejen tuaj!