Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi paraprak para amniocentezës

Pershendetje e nderuar, kerkoj falje qe bej kaq shume pyetje por eshte shtatzania ime dhe behem merak per cdo gje une e kom ba testin e gjakut ka qene nje test me i rendesishem me shiku si eshte foshnja mjekja me pat thene qe nese nuk del testi mire duhet me be testin e amniocentezes po fal zotit gjithcka dul mire edhe skom pas nevoje me bo testin me shume mirepo une prap kam frike a eshte e mundur edhe pse testi te dale mire mundet prap me lind femija me sindrom down?

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkendije,

Triple test është një test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga shtatzëna, pas javës së 15 të shtatzënësisë. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre. Dhe nëse ky test rezulton i dyshimtë atëherë shtatzëna rekomandohet të kryej amniocentezën. Tek ti ka rezultuar në rregull, prandaj nuk ke pse shqetësohesh.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti